Ndihmë

BIBLIOGRAFIJE - pomoč

Ndihmë

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Bibliografitë personale

Bibliografitë personale mundësojnë përgatitjen e bibliografive të ndryshme për autorët, të dhënat e të cilëve ndodhen në bazën e njësuar CONOR dhe të dhënat për njësitë e tyre bibliografike në bazën e përbashkët COBIB.

më shumë >>>

Të dhënat në bazën bibliografike COBIB dhe në bazën e njësuar CONOR i vendosin bibliotekarët e kualifikuar në bibliotekat dhe qendrat e specializuara të informacionit, të cilat janë anëtare me të drejta të plota në sistemin COBISS. Në parim, autori mund të përcaktohet vet se cila bibliotekë ose qendër e specializuar e informacionit do të kujdeset për plotësimin dhe redaktimin e bibliografisë së tij personale. Në bibliotekë autori merr udhëzime të hollësishme se çfarë duhet të paraqes, në mënyrë që biblioteka të mund të plotësoj bibliografinë e tij personale.

Parametri i paracaktuar i klasifikimit të njësive bibliografike është viti i botimit, nga viti më i vjetër deri tek më i riu, ndërsa brenda një viti sipas titullit të veprës. Parametrin e paracaktuar të klasifikimit mund ta ndryshoni në klasifikimi i njësive bibliografike.

<<< më pak

Kërkimi i autorit

Te bibliografitë personale mund të kërkoni autorin me emrin dhe mbiemrin e tij. Mund të kërkoni me cilëndo formë të emrit dhe mbiemrit, me të cilën autorit ka publikuar veprat e tij. Vendosja e shenjave diakritike në mbiemrin dhe emrin e autorit është e detyrueshme, përveç rasteve kur emri i autorit në vepër është shënuar pa shenjat diakritike (p.sh. Doruntinë Ahmetaj gjendet edhe me formën e emrit Doruntine Ahmetaj, sepse në veprat e saj paraqiten të dy format e emrit).

më shumë >>>

Për autorin që posedon kod të kërkuesit shkencor, në vend të mbiemrit dhe emrit mund të shënoni kodin. Kodi i kërkuesit shkencor është një numër me pesë shifra. Nëse gjatësia e kodit nuk ka arritur numrin prej pesë shifrave, ai plotësohet duke vendosur zerot para tij (p.sh. 00234).

Në vend të emrit dhe mbiemrit mund të vendosni edhe CONOR-ID – numri identifikues uniform i autorit nga baza e të dhënave CONOR (p.sh. 412774 është numri identifikues uniform i autorit Ismail Kadare).

Gjatë shënimit të pyetjes për kërkim funksioni për përfundimin automatik ofron si ndihmë vazhdimin e pyetjes për kërkim. Nëse programi gjen disa autor me emër dhe mbiemër të njëjtë, shfaqet tabela me të dhënat për secilin autor veç e veç (p.sh. format e tjera të emrit, shtesat te emri etj.). Nëse programi nuk e gjen termin për kërkim, shfaqet njoftimi.


<<< më pak

Bibliografitë e serialeve

Bibliografitë e serialeve mundësojnë shfaqjen e njësive bibliografike nga baza e përbashkët bibliografike COBIB.

më shumë >>>

Serialet mund t'i gjeni me ndihmën e numrit standard ndërkombëtar të serialit (ISSN), titullit të serialit ose fjalëve kyçe. Nëse shënoni 0272-7250, që është ISSN e revistës Albanian Catholic bulletin, në rezultate do të përfshihen të gjitha kontributet e kataloguara të kësaj reviste.

Parametri i parë i paracaktuar i klasifikimit të njësive bibliografike është tipologjia e dokumenteve/veprave, brenda secilës tipologji sipas vitit të botimit nga më i vjetri deri tek më i riu, ndërsa brenda vitit të njëjtë sipas titullit të veprës. Parametrin e paracaktuar të klasifikimit mund ta ndryshoni në klasifikimi i njësive bibliografike.

Për klasifikimin e saktë të njësive sipas tipologjisë janë përgjegjës autorët e kontributeve të botuara dhe redaktorët e serialeve.

<<< më pak

Parametrat e paraqitjes

Me parametrat e paraqitjes përcaktohet përmbajtja dhe pamja e bibliografive ose raporteve të ndryshme (bibliografisë personale, bibliografisë së kërkuesve shkencorë, bibliografisë së serialeve). Disa parametra paraqiten te të gjitha bibliografitë dhe raportet, të tjerët vetëm te disa bibliografi ose raporte të caktuara.

  • Nga viti më shumë >>>

    Paraqitja e njësive bibliografike nga viti i përzgjedhur në vazhdim. Nëse fusha është e zbrazët, njësitë bibliografike paraqiten nga viti më i vjetër i botimit në vazhdim.j.

    <<< më pak

  • Deri në vitin më shumë >>>

    Paraqitja e njësive bibliografike deri në vitin e përzgjedhur të botimit. Nëse fusha është e zbrazët, njësitë bibliografike paraqiten deri në vitin më të ri të botimit.

    <<< më pak

  • Formati i njësisë bibliografike më shumë >>>

    Njësitë bibliografike mund të paraqiten në formate të ndryshme:

    ISO ISO 690 – Standardi për paraqitjen e të dhënave bibliografike dhe citimin e burimeve të informacionit. Bazohet në standardin ISO 690:2010 (Information and documentation – Guidelines for bibliographic references and citations to information resources) – ISO 690:2010 (Informatika dhe dokumentacioni – Udhëzimet për paraqitjen e të dhënave bibliografike dhe citimin e burimeve të informacionit).

    IEEE Formati i Institutit të Inxhinierëve të Elektroteknikës dhe Elektronikës (Institute of Electrical and Electronics Engineers) – më së shumti përdoret në fushën e teknikës, kryesisht në botimet IEEE.

    ISBD Standardi Ndërkombëtar i Përshkrimit Bibliografik (International Standard Bibliographic Description) – sipas standardit IFLA (International Federation of Library Associations).

    ISBD (forma e ngjeshur) ISBD në formën e ngjeshur (paraqiten të gjitha të dhënat që i përkasin standardit ISBD, mirëpo në formën e ngjeshur – të dhënat e veçanta në regjistrimin bibliografik nuk shfaqen në rresht të ri, mirëpo vazhdojnë në të njëjtin).

    ISO (të gjithë autorët) ISO 690 me paraqitjen e të gjithë autorëve dytësorë.

    ISO (numri i autorëve) ISO 690 me paraqitjen e numrit të autorëve.

    IEEE (numri i autorëve) IEEE me paraqitjen e numrit të autorëve.
    BibTeX Formati për eksportin e të dhënave bibliografike në sistemet e tjera p.sh. ORCID).

    <<< më pak

  • Formati i paraqitjes më shumë >>>

    Mund të përzgjidhni midis formateve të ndryshme të paraqitjes:

    HTML Formati HTML (Hyper Text Markup Language) përdoret për paraqitjen e bibliografisë në shfletuesin e internetit. Në këtë format bibliografinë mund ta publikoni edhe në faqen tuaj elektronike.

    XML Paraqitja e strukturuar në formatin XML (skema, përshkrimi grafik i skemës) përmban të dhënat bibliografike, pavarësisht nga parametri formati i njësisë bibliografike.

    LaTeX Ky format përdoret për paraqitjen e bibliografisë, kur regjistrimet janë përgatitur përmes komandës LaTeX (për paraqitjen e formulave matematikore etj.).
    PDF Formati PDF (Portable Document Format) përdoret nëse dëshironi që bibliografinë ta printoni.
    TXT Formati TXT përdoret nëse dëshironi që bibliografinë ta printoni në formën e tekstit të zakonshëm.

    Të gjitha paraqitjet e bibliografive mund t'i riformësoni, mirëpo njësitë bibliografike duhet të përmbajnë numrin identifikues COBISS-ID.

    <<< më pak

  • Përmbledhja, abstrakti më shumë >>>

    Me këtë parametër përcaktoni paraqitjen ose jo të përmbledhjeve/abstrakteve në bibliografi (nëse njësia bibliografike i përmban ato). Mund të përzgjidhni:

    asnjë Përmbledhjet/abstraktet te njësitë e përzgjedhura bibliografike nuk paraqiten.
    në gjuhën shqipe Paraqiten vetëm përmbledhjet/abstraktet në gjuhën shqipe.
    në gjuhën angleze Paraqiten vetëm përmbledhjet/abstraktet në gjuhën angleze.
    të gjitha Paraqiten të gjitha përmbledhjet/abstraktet.

    <<< më pak

  • Klasifikimi i njësive bibliografike më shumë >>>

    Mund të përzgjidhni midis këtyre mundësive të klasifikimit të njësive bibliografike:

    tipologjia, viti - zbritës, titulli Klasifikimi fillimisht bëhet sipas tipologjisë së dokumenteve/veprave, brenda tipologjisë së njëjtë sipas vitit të botimit nga viti më i ri deri tek ai më i vjetër, brenda vitit të njëjtë të botimit sipas titullit të burimit (titullit të revistës, përmbledhjes së punimeve ose monografisë) dhe në fund sipas titullit të veprës.

    tipologjia, viti - ngritës, titulli Klasifikimi fillimisht bëhet sipas tipologjisë së dokumenteve/veprave , brenda tipologjisë së njëjtë sipas vitit të botimit nga viti më i vjetër deri tek ai më i ri, brenda vitit të njëjtë të botimit sipas titullit të burimit (titullit të revistës, përmbledhjes së punimeve ose monografisë) dhe në fund sipas titullit të veprës.

    tipologjia, autorët, viti - zbritës, titulli Klasifikimi fillimisht bëhet sipas tipologjisë së dokumenteve/veprave, brenda tipologjisë së njëjtë sipas autorëve, brenda autorit të njëjtë sipas vitit të botimit nga viti më i ri deri tek ai më i vjetër, brenda vitit të njëjtë të botimit sipas titullit të burimit (titullit të revistës, përmbledhjes së punimeve ose monografisë) dhe në fund sipas titullit të veprës.
    titulli Njësitë bibliografike klasifikohen sipas titullit të veprës.

    lloji i autorësisë, titulli Njësitë bibliografike klasifikohen sipas llojit të autorësisë (p.sh. autor, redaktor, përkthyes, regjisor...) dhe brenda llojit të njëjtë të autorësisë sipas titullit të veprës.

    lloji i materialit, titulli Njësitë bibliografike klasifikohen sipas llojit të materialit (p.sh. libër, poezi, monografi shkencore...) dhe brenda llojit të njëjtë sipas titullit të veprës.

    viti - zbritës, titulli Njësitë bibliografike klasifikohen sipas vitit të botimit nga viti më i ri deri tek ai më i vjetër dhe brenda vitit të njëjtë të botimit sipas titullit të veprës.

    viti - ngritës, titulli Njësitë bibliografike klasifikohen sipas vitit të botimit nga viti më i vjetër deri tek ai më i ri dhe brenda vitit të njëjtë të botimit sipas titullit të veprës.

    gjuha, viti - ngritës, titulli Njësitë bibliografike klasifikohen sipas gjuhës në të cilën është botuar vepra, brenda gjuhës së njëjtë sipas vitit të botimit nga viti më i vjetër deri tek ai më i ri dhe brenda vitit të njëjtë të botimit sipas titullit të veprës.


    Vlera e paracaktuar e parametrit është viti – ngritës, titulli..

    <<< më pak

  • Altmetrika më shumë >>>

    Altmetrika respekton ndikimin e veprës kërkimore në internet dhe mundëson përditësimin e automatizuar të referimeve dhe ngjarjeve. Përfshinë të dhënat e rrjeteve sociale (Twitter, Facebook, Google+…), bllogjeve të kërkuesve shkencorë, dokumenteve publike, portaleve dhe revistave me lajme, instrumenteve referuese (Mendeley etj.) si dhe burimeve të tjera të informacionit siç janë: Wikipedia, Youtube, Reddit etj.

    Altmetrika është metodë jotradicionale e matjes së ndikimit në botimet shkencore dhe mund të shërbej si shtesë në metodat klasike të matjeve, siç është citimi dhe h-indeksi.

    Mund të përzgjidhni midis këtyre mundësive:

    jo Formati i altmetrikës nuk është i përfshirë.
       
    Altmetric dhe PlumX   Te njësitë bibliografike me identifikuesin DOI ose ISBN është i përfshirë formati Altmetric dhe PlumX.
      Shembull:
       
     

       
    Altmetric dhe PlumX  
    (forma e ngjeshur)
    Te njësitë bibliografike me identifikuesin DOI ose ISBN është përfshirë formati Altmetric dhe PlumX në formën e ngjeshur.
      Shembull:
       
     

    Shfaqja altmetrike është e mundur vetëm në formatin HTML dhe në formatin e njësisë bibliografike ISO ose IEEE.

    <<< më pak

  • Gjuha e bibliografisë më shumë >>>

    Mund të përzgjidhni midis shfaqjes së bibliografisë në gjuhën shqipe ose angleze. Bibliografia në gjuhën angleze ka titullin kryesor dhe nëntitujt, ndërsa njësitë bibliografike shfaqen në mënyrën e njëjtë sikurse në bibliografinë në gjuhën shqipe.

    <<< më pak

  • Dërgo në adresën elektronike më shumë >>>

    Shënohet adresa elektronike, në të cilën dëshironi të pranoni bibliografinë (p.sh. emri.mbiemri@xxx.xx).

    <<< më pak

Largimi i njësive të caktuara bibliografike

Raporti standard përfshinë të gjitha njësitë bibliografike të autorit në periudhën e përzgjedhur. Nëse dëshironi që në raport të përfshini vetëm njësitë e caktuara bibliografike, klikoni në Largimi i njësive të caktuara bibliografike.

më shumë >>>

Nëse keni përzgjedhur klasifikimin sipas tipologjisë, do të shfaqet lista e njësive bibliografike të klasifikuara sipas tipologjisë. Mund ta largoni tipologjinë në tërësi ose njësinë e caktuar bibliografike. Nëse nuk keni përzgjedhur klasifikimin sipas tipologjisë, shfaqet lista e njësive bibliografike të klasifikuara sipas titullit.

Përgatitja e listës mund të zgjasë varësisht nga numri i njësive të përfshira bibliografike.

<<< më pak

Përgatitja e bibliografisë

Procedura e përgatitjes së bibliografisë, bazuar në parametrat e dhënë, fillon duke klikuar butonin PËRGATITJA E BIBLIOGRAFISË.

më shumë >>>

Nëse nuk shënoni adresën elektronike në të cilën dëshironi të pranoni bibliografinë e përgatitur, ajo hapet përmes shfletuesit në internet. Mirëpo nëse keni plotësuar parametrin Dërgo në adresën elektronike, bibliografinë do ta pranoni përmes postës elektronike në adresën e shënuar.

Përgatitja e bibliografisë mund të zgjasë varësisht nga numri i njësive bibliografike të përfshira.

<<< më pak

Linqet direkte

Linqet direkte me bibliografinë personale mund t'i përgatisni duke shënuar këta parametra në titullin URL:

Në adresën URL mund të shënoni disa parametra, ndërsa vlerat e tyre i rregulloni sipas dëshirës.

(npr.: https://bib.cobiss.net/biblioweb/direct/al/alb/conor/1065062?idlist=1555401184,53830151&formatbib=ISO&format=T)

Bibliografitë personale dhe bibliografitë e kërkuesve shkencorë – FAQ

  • Si është procedura e krijimit dhe redaktimit të regjistrimeve për bibliografinë personale apo bibliografitë e kërkuesve shkencorë? Përgjigje

    Bibliografitë personale dhe bibliografitë e kërkuesve shkencorë mundësojnë përgatitjen e bibliografive të ndryshme për çdo autor, për të cilin ekzistojnë të dhënat në bazën e njësuar CONOR dhe të dhënat për njësitë e tij bibliografike në bazën e përbashkët COBIB.

    Të dhënat në bazën bibliografike COBIB dhe në bazën e njësuar CONOR vendosen nga bibliotekarët e kualifikuar në bibliotekat dhe qendrat e specializuara të informacionit, që janë anëtare me të drejta të plota në sistemin COBISS.

    Në parim, autori mund të përcaktohet vet se cila bibliotekë ose qendër e specializuar e informacionit do të kujdeset për plotësimin dhe redaktimin e bibliografisë së tij personale. Zakonisht regjistrimet për njësitë bibliografike i krijon dhe i redakton biblioteka e institucionit në të cilin autori është i punësuar. Nëse institucioni nuk ka bibliotekë, autori mund të përzgjedh bibliotekën që është e specializuar për fushën e tij të veprimtarisë. Autori në bibliotekë merr udhëzimet e hollësishme, se çfarë duhet të paraqes, në mënyrë që biblioteka të mund të plotësoj bibliografinë e tij personale.

    <<< më pak

Bibliografitë e serialeve – FAQ

  • A mund të përgatitet bibliografia për çdo serial? Përgjigje

    Jo, bibliografia mund të përgatitet vetëm për ato seriale, për artikujt e të cilave ekzistojnë regjistrimet bibliografike në bazën e përbashkët të të dhënave COBIB.

    <<< më pak